Policia greke liron dy shoferët e Ministrisë së Jashtme, librat, jo pako diplomatike

22
Kliko per me shume info

min-jashtme14Lirohen nga policia greke dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Ata  u ndaluan më herët nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe, janë lënë të lirë.

Kliko per me shume info

Lajmi i lënies së tyre të lirë konfirmohet nga Ministria e Jashtme. Më herët vetë autoritetet greke njoftuan arrestimin.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.

Këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundërvajtje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here