Policia greke sekuestron 64 kg marijuanë në Kostur, në pranga 40-vjeçari shqiptar

Aktualitet

droge-kufiPolicia helene ka vënë në pranga një shqiptar 40-vjeçar, pasi iu kapën 64 kg drogë në makinë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në kufirin greko-shqiptar. Raportimet e para tregojnë se makina drejtohet nga shqiptari, i cili e kishte marrë drogën në kufirin e gjelbër me qellim futjen në brendësi të tokës greke. Në mjet u gjetën 4 çanta me 28 pako me 64 kg 150 gram marijuanë. Policia greke ka sekuestruar edhe 1celular dhe 5 karta SIM. Sipas mediave greke marijuana u kap në një mjet nga policia greke në Kostur.

ME TE LEXUARAT