Deklarata/ “Policia e kishte në kërkim, banda e gjen dhe e ekzekuton”

Kliko per me shume info

enkelejd-alibeajKreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj thotë se viktima e atentatit mafioz në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia.

Pasi iu bë një atentat në Tiranë, sipas Alibeaj, ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.

Kliko per me shume info

“Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

nelgert-pataPra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton. Ky është shteti i Edi Ramës. Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale. Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm. Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave.”- u shpreh Alibeaj.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here