Polici ndalon furgonin me fëmijë: A ju ka folur shoferi për rripin e sigurimit?!

Në këtë kuadër Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9 vjeçare.

Kontrollet kanë konsistuar kryesisht në vendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit dhe nga nxënësit.

Si dhe në drejtim të koalidimit të automjetit.
Policia Rrugore ka konstatur se përgjithësisht drejtuesit e mjeteve kanë zbatuar vendosjen e rripit të sigurimit për vete dhe për pasagjeret, por kanë konstatur edhe shkelje në këtë drejtim.

Policia Rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për ëe respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor.

Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë por në të gjithe vendin veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...