Akuzat/ “Rama mbron trafikantët, ndëshkoi policët që zbuluan drogën”

alibeajEnkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se është në krah të trafikantëve dhe ka ndëshkuar dy agjentë që kanë zbuluar një sasi droge.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Alibeaj shprehet se në vend që të shpërbleheshin, Rama i ka ndëshkuar dhe i ka transferuar në zona periferike.

“Me Edi Ramën, trafikantët dhe baronët e drogës kanë mbrojtje deri në fund. Ngjarje tronditëse, që dëshmojnë rreshtimin e Ramës në krah të biznesit të kanabisit kanë ndodhur pas aksionit të fundit të kapjes së sasive të mëdha me hashash në Rrëshen. Të dy agjentët kryesorë të policisë që gjurmuan dhe bënë të mundur kapjen e drogës, janë ndëshkuar, janë transferuar. Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv”, tha Alibeaj.

Alibeaj më tej shton se Rama dërgoi në krye të Policisë së Lezhës “një ushtar të konfirmuar të Shullazit”.

“Këtë rrugë ai e shtroi edhe më parë, duke dërguar në krye të Policisë së Lezhës, një ushtar të konfirmuar të Shullazit, një njeri të kontestuar publikisht, të përfshirë në ngjarje kriminale, sic është Ermal Muca”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...