“Policët na keqtrajtuan, na morën celularin dhe u sollën si të ishim kriminelë”

policet-elbasanVazhdojnë akuza të rënda të tifozëve shqiptarë ndaj policëve që ishin të pranishëm mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena”. U përfol për masa ekstreme, disa tifozë nuk u lejuan as të hynin në stadium, ndërsa të tjerë u trajtuan si kriminelë.
Por, duket se policët e kanë kaluar kufirin e detyrës së tyre natën e mbrëmshme. Ata janë treguar mjaft miqësorë me njëri-tjetrin, madje edhe kanë gjetur kohë për selfie, por me tifozët ka ndodhur krejt e kundërta.

Tifozëve nuk u janë lejuar as monedha, prandaj policët ua kanë marrë ato madje disa prej tyre i kanë futur në xhep, shkruan një raportues. Ky i fundit shprehet se ka ardhur nga Prizreni për të ndjekur këtë ndeshje, por policët jo vetëm që i keqtrajtuan, por edhe i morën celularin shokut të tij.

LEXO EDHE:  Këto janë situatat e sikletshme që ndodhin gjatë seksit
Kliko per me shume info

Ja çfarë shkruajnë dy raportues, njëri prej tyre tifoz shqiptar nga Kosova:

Ja dhe policët duke bërë selfie e duke e parë më pas si kishin dalë. në minutën e 60-të kur goli i dytë u shënua nuk e pamë se na kalonin policët e ndërhyrjes së shpejtë te këmbët dhe na provokonin duke na shtyrë e duke bërë presion me prezencen e tyre kshu që në minutën e 60 u detyruam të iknim të lagur e kokën poshtë nga ky shtet.

LEXO EDHE:  Jo e lehtë por as e pamundur, si të kaloni një ndarje

Përshëndetje jeta osh qef. Jam nga Prizreni dhe si gjithmonë bëjmë kilometra për ta shikuar Kombëtaren po pram ishte si mos më keq. E para koha e keqe, por kjo s’ishte asgjë duke e krahasuar me maltretimin (keqtrajtimin) e policisë, vjedhjeve dhe çmimeve të shtrenjtaaa! Ku një sufllaqe dhe një kokakoll duhej paguar 4.50€ . Ju betohem për Zotin që një shokut dhe policia ja ka vjedhur telefonin 5s. Mos t’përmendim dhe para` të hekrit (monedha) që na mirrnin, disa i hudhnin e disa i shtinin edhe në xhep…. Me t’vërtetë kjo nuk do koment.

LEXO EDHE:  HISTORI +16/ 5 femra rrëfejnë takimet e nxehta në pushime: Ja si e bëra në ballkon, më pas…

Përshëndetje, po thoni që shokut tuaj ia mori policia celularin?

Pasha ni Zot që osht nalt po, tek hyrja G2B. Duke e kontrolluar ja morën kur e vërejti shoku ju tha: Ej mos ma morët telefonin? Por ata meniherë e shtynë në trivina, nuk na linin te flasim fare./JOQ/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here