Pogradec, vidhet dhe mbahet nën izolimin e kërcënimin e armës, në kërkim 26-vjeçari

tirane-policiaNjë ngjarje e rëndë regjistrohet në Pogradec. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili akuzohet se ka vjedhur me dhunë bashkëfshatarin dhe më pas e ka mbajtur atë të izoluar nën kërcënimin e armës. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe shpallën në kërkim Fation Bonon, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit). Procedimi ndaj tij filloi pas, kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë. Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksidentohet autobusi, 11 vetë humbin jetën, mes tyre 9 fëmijë

Rreth 11 persona, mes të cilëve nëntë fëmijë kanë humbur jetën në ...