Poezia prekëse e të atit për Ergi Dinin, thoshte gjithcka për vdekjen

vdes-ergiNjë aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku humbën jetën dy të rinj, 22 vjeçari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, 21 vjeç.

Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku dy të rinjtë kanë humbur kontrollin e mjetit dhe më pas janë rrëzuar.

Ata janë dërguar menëherë në spital, por si pasojë e plagëve të rënda kanë ndërruar jetë.

I ati i Ergit ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen.
“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15:30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani i ati, Dashamir Dini.

Babai i këngëtarit ka shkruar edhe një poezi një ditë para ngjarjes tragjike të Ergi Dinit.

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Poza nudo edhe nga Teuta Selimi(Foto)

Teuta Selimi ka vendosur të shokojë publikun e saj me një pozë ...