Planifikonin sulme terroriste gjatë Krishtlindjeve, në pranga 7 persona

france-policet7 persona janë arrestuar nga Policia franceze si të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste gjatë Krishtlindjeve.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni anti-terror në Strasburg në Marsejë.

Sipas burimeve, të arrestuarit po planifikonin sulme  në tregjet e Krishtlindjeve në qendrat e këtyre qyteteve.

Burime nga autoritetet franceze bëjnë me dije se ka dyshime të forta se të arrestuarit janë të lidhur me celulat që kryen sulmin terrorist në Bataklan, nëntorin e vitit të kaluar.

Policia franceze ishte vënë në ndjekje të tyre prej disa javësh.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trump zgjedh mikun e Vladimir Putin si Sekretar të ri të Shtetit

Donald Trump ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv të Exxon, koorporatës amerikane të naftës ...