Ja cili ishte shkaku i plagosjes në Durrës, i dëmtuari jashtë rrezikut, zbulohet autori

Aktualitet

vrasja-durresNjë person ka mbetur i plagosur me arme pak minuta më parë në lagjen nr.13 të Durrësit. Krimi sic raportopn policia ka ndodhur në zonën e plazhit.

Autori dhe viktima mesohet se jane persona qe e njihnin njeri tjetrin. Mes tyre ka pasur nje borxh qe autori duhej t`ja jepte te demtuarit dhe qe per kete shkak jane konfliktuar mes tyre. Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë është regjistruar pranë “Rrotës së kuqe”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

Deklarata e policise

Më datë 28.11.2016, në lagjen Nr.13, rreth orës 18:40 është plagosur me armë zjarri shtetasi H.K. 42 vjeç , i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen ku ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punojnë për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT