Plagosja në qendrën e romëve në Tiranë, arrestohet i kërkuari i tretë

Aktualitet

polici-tiraneArrestohet shtetasi i tretë i cili ishte shpallur në kërkim per ngjarjen e ndodhur disa dite me pare ne qendren e romeve ne Tirane.

Burimet zyrtare nga policia kane thene se më datë 12.11.2016 nga Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Fatbardh Arxhiu, 48 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, si autore e dyshuar lidhur me ngjarjen e datës 08.11.2016 ku në vendin e quajtur parku i komunitetit Rom në Tufinë, Tiranë, pas një konflikti ndërmjet punonjësve të shoqatës Ecovolis dhe personave të komunitetit Rom, dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup.

Sqarojmë se lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar shtetasit, Marjus (Mario) Isaj dhe Kristaq Karamanllari, të cilit dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve V. P. dhe B. B.

Vazhdon puna për kapjen e shtetasit F. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet u referuan për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e -22-25.

ME TE LEXUARAT