Sherri “pse më ngacmon motrën”, qëllohet katër herë me thikë 17-vjecari

39
Kliko per me shume info

ambulancaaNjë i ri 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi është goditur nga një bashkëmoshatar në Mallakastër pas një sherri të nisur për motive të dobëta.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M.B, 17 vjeç, banues në Mallakastër. Sipas policisë, arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç, pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta.

Kliko per me shume info

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Autori i kësaj ngjarje te rende, ishte përjashtuar nga shkolla… Por si një i ri problematik, ai rinte tek dera e shkollës dhe 17-vjeçari Rr.A i kishte kërkuar të mos rrinte aty, pasi i ngacmonte të motrën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here