Plagosen gjatë ndjekjes nga Policia “skifterat” shqiptar, po vidhnin një vilë

policia-italiNjë hajdut shqiptar u plagos në kokë, kurse një tjetër pësoi dëmtime në këmbë, ndërsa po ndiqeshin nga policia.

Fati nuk i ndihmoi këtë herë 3 hajdutët shqiptarë, që operonin në zonën e Ticino-s, Itali.

Ose më mirë, ndihmoi vetëm të tretin, i cili, megjithëse u prangos, të paktën shpëtoi pa u lënduar.

Siç raportojnë mediet italiane, tre hajdutët shqiptarë po vidhnin në një vilë, kur u vunë re nga policia.

Në tentativë për t’u shpëtuar prangave, ata ua mbathën këmbëve.

Por njëri u plagos në kokë, ndërsa u hodh nga një dritare në tentativë për të ikur, ndërsa një tjetër pësoi gërvishtje të shumta, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua gjatë vrapimit.

Sipas policisë italiane, e cila i shoqëroi dy shqiptarët e plagosur në spital, gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...