Plagos rëndë me thikë të riun, bie në pranga 43-vjeçari nga Dibra

Kliko per me shume info

vrasje-methikePolicia e Dibrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një të ri. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në një lokal në sheshin “Bajram Curri” në qytetin e Peshkopisë. Mësohet se 43-vjeçari Robert Trupja, banues në Staravec ka qëlluar me thikë, 27-vjeçarin me iniciale S.F. pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë raporton se se krimi ka ndodhur ndërsa autori ndodhej në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Trupja së bashku me bashkëfshatarin e tij kishin pirë bashkë edhe në një lokal në periferi të Peshkopisë dhe më pas janë afruar në qendër të qytetit ku kanë vijuar të pinë alkool. Të dy, në gjendje të dehur kanë nisur të debatojnë dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë nga 43-vjeçari. I riu është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka bërë arrestimin e autorit nën akuzën për veprën penale të “Plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here