Tiranë, plagos policin bashkiak, bie në pranga 54-vjeçari

5
Kliko per me shume info

pranga-irainainNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Policinë Bashkiake. MËsohet se një 54-vjeçar nga Tirana është konfliktuar me punonjësit e Policisë Bashkiake dhe ka plagosur njërin prej tyre me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, brenda oborrit të Policisë Bashkiake në rrugën e Kavajës në kryeqytet.Sipas të dhënave, menjëherë është Komisariati i Policisë Nr.2 për këtë ngjarje, dhe shërbimet e policisë kanë mundur të neutralizojnë në kohë 54-vjeçarin Bujar Shehu, 54 vjeç, i dënuar më parë për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”. “Ky shtetas dyshohet të ketë qëlluar disa herë me thikë punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin D. H., 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë me mbishkrimin “LORD Stainless””, thuhet në njoftimin e policisë. I plagosuri me inicialet D.H u dërgua në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet në ngarkim të 54-vjeçarin i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here