Plackitet shtëpia e kryeprokurorit të Kosovës

Kliko per me shume info

lumeziShtëpia e kryeprokurorit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezit, ka qenë cak i disa hajnave ende të paidentifikuar.

Prona e tij, e cila gjendet në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kliko per me shume info

Kryeprokurori, Lumezi ka konfirmuar për “Indeksonline” se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur. “Po, rreth orës 03:10 minuta kanë hyrë persona të panjohur derisa ne kemi qenë në gjumë dhe i kanë vjedh disa sene jorelevante”, ka thënë ai.

Më tej, Lumezi tregon se atij i është vjedhur telefoni personal, mirëpo thotë se ndihet i befasuar se si kanë arritur ata të futen kur aty gjendeshin pjesëtarët e PK-së.

“Një telefon dhe disa gjëra tjera. Telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime të ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thyer dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”, është shprehur ai.

Ndryshe, organet e sigurisë në vend kanë nisur hetime për rastin në fjalë.

Siç njofton policia, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit – personave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here