Përleshje e përgjakshme mes pinguinëve për shkak të tradhtisë së femrës

19
Kliko per me shume info

Një video brutale është publikuar në internet, ku shihet një pinguin mashkull që dhunon fizikisht rivalin e tij në dashuri, duke i shkaktuar njëri-tjetri edhe rrjedhje gjaku. Pinguini kur u kthye në fole, e gjeti rivalin në një moment intim me partneren e tij. Videoja është filmuar nga “National Geographic’ , dhe shihet qartë kur mashkulli e sheh partneren e tij me një tjetër mashkull.

Kaq ka mjaftuar që dy meshkujt të përleshen me njëri-tjetrin, duke i përdorur sqepat si shpata në luftën për dashuri. Kjo situatë zgjat për disa minuta, ku luftëtarët përdorin edhe krahët si armë. Ata i kanë kockat e forta e për pasojë e lëndojnë shumë njëri-tjetrin. Pasi gjakosen, meshkujt e ndalin përleshjen dhe thërrasin femrën, e cila do të vendosë se më kë ajo do të qëndrojë.

Si përfundim ajo qëndron me partneri e ri, të cilët shkojnë në fole. Por mashkulli që kishte në fillim, nuk i ka dhënë ende fund, sepse nuk do që të humbë nënë e të vegjëlve të tij. Ai i ndjek ata deri në fole dhe përleshja vazhdon. Në fund të luftës, ish-partneri i saj humbet dhe lihet jashtë në të ftohtë e pa fole.shqip

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here