Piloti shmangu aksidentin me 439 pasagjerë, dhurata e kompanisë: 605 mijë USD

shamgnu-aksidentinNjë pilot kinez është shpërblyer me 3 milionë juan ose 605 mijë dollarë pasi i shpëtoi jetën 439 personave.

Kur piloti i Linjës Ajrore China Eastern, He Chao, pa një avion tjetër në ulje, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përshpejtonte avionin dhe të vazhdonte fluturimin.

Nga investigimi i incidentit u zbulua, se dy avionët u afruan 19 metra me njëri-tjetrin në Aeroportin Ndërkombëtar Shanghai Hongqia më 11 tetor.

Avioni MU-5016 sapo ishte ulur në Pekin dhe po futej në terminal. Në të njëjtën kohë, Chao po bëhej gati të ulte avionin e tij, por reagoi në mënyrë të shpejtë duke shmangur aksidentin që mund të përfundonte në mënyrë tragjike.

Ai ngriti avionin A320 dhe vazhdoi uljen në Tianjin për një ulje të sigurtë 100 minuta më vonë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...