Grabitet një pikë karburanti në Lezhë, maskat dhunojnë rojen

grabisinGrabitet një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër, duke dhunuar dhe rojen. Mësohet se autorët ishin të maskuar, duke mos u njohur. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës pranë fshatit Dajç të Lezhës. Mësohet se ishin dy grabitës, ata mendohet se kanë ardhur në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit, ku nën kërcënimin e një arme automatik që mbante në duar njëri prej tyre, i kanë kërkuar dy punonjësve që t’ju jepnin paratë që kishin në kasafortë.
Në këto kushte njëri prej punonjësve të karburantit Lek Përkeqi, i cili ishte rojë i objektit ju ka bërë rezistencë dy grabitësve, duke u përleshur me to. Ata e kanë goditur 50-vjeçarin disa herë në kokë me një leve që mbanin me vete, duke e lënë pa ndjenja. Të dhënat tregojnë se autorët kanë marrë shumën e parave që kanë gjetur në kasafortë dhe janë larguar sërish në këmbë, pa u shqetësuar.
Në lidhje me ngjarjen është njoftuar menjëherë policia e Lezhës, ndërsa roja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për shkak të plagëve që ka marrë në disa pjese të trupit. Mësohet se roja ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë të blutë e qytetit bregdetar kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa po merret dëshmia e dy punonjësve të karburantit që ranë pre e grabitjes.
Po ashtu policia raporton se shuma e parave të grabitura është 1 milion lekë të vjetra dhe 200 euro.
Dyshimet janë se autoret mund të jenë banore të zonës të cilët e njohin mirë terrenin, kjo duke ju referuar dhe faktit se ata kanë lëvizur në këmbë.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me grabitjen, por ende nuk ka asnjë të ndaluar si autor i ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...