Deklarata/ “Përplasjet Rusi-NATO do të vazhdojnë me dekada”

putin-natoIsh-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se sjellja e fortë e Rusisë ndaj NATO-s do të mund të zgjasë me dekada. Në një intervistë me “Radio Evropa e Lirë”, Rasmusen tha se rusët janë “ndjerë të përulur dhe të tradhtuar gjatë viteve 1990 dhe kjo është arsyeja pse ka një dëshirë të fuqishme ruse për të rikthyer madhështinë ruse në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik”.

Rasmusen tha se është i “shqetësuar me mundësinë që kjo të zgjasë aq sa ka zgjatur edhe Lufta e Ftohtë”. Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Moskës janë përshkallëzuar që kur Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014, shkruan Rel. NATO-ja pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe atë politik me Kremlinin, megjithëse kanalet politike dhe ushtarake të komunikimit mbeten të hapura.

Në përgjigje të aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja u pajtua më herët gjatë vitit 2016 që të krijojë grupet e betejave në shtetet Baltike dhe në Poloni me një numër të përgjithshëm prej 4 mijë trupash, që do të jenë gati më 2017. Rasmusen, që përfundoi mandatin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s më 2014, mendon se vendosja e trupave “mund të rrisë tensionet” Por, tha ai, në një afat të gjatë “një parandalim i fortë i NATO-s do të kontribuojë gjithashtu për qetësimin e situatës”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...