Përplasja Athinë-Tiranë, Edi Rama u drejtohet grekëve përmes televizionit grek

rama-grekeNë situaten kulminante te debatit në distancë mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, por pa takime zyrtarësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i flasë nga afër popullit grek.

Ai ka dhënë një intervistë për televizionin “Skai”, e cila do të transmetohet nesër në mbrëmje ku do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori”, që përbëhet nga katër gazetarë të njohur të medias grek.

Intervista është parlajmëruar prej ditësh nga televizioni “Skai”, në promon e të cilit thuhet se Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Deklaratat e bëra së fundmi nga kryeministri shqiptar janë trumbetuar nga mediat greke, disa prej të cilave e kanë cilësuar si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Edhe pse eshte në krye të qeverisë shqiptare prej 3 vitesh dhe me disa çështje të mbetura pezull, Rama nuk ka bërë ende asnjë vizitë zyrtare në Greqi. Nga ana tjetër kryeministri grek, Aleksis Cipras ka anuluar vizitën në Tiranë, të planifikuar dhjetorin e kaluar.

Të martën në mbrëmje kryeministri do t’i përgjigjet interesit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek çështja çame e deri tek arrestimi i shoferëve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin libra, të cilat Gjykata e Janinës i cilësoi materiale propagandistike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ministri Tahiri paralajmëron shoferët: Nga 1 janari do të ketë gjoba të rënda!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp u shpreh ...