Përplasja e tatimorëve me qytetarët, reagon Basha kundër Ramës: ‘’Ti je shkelësi më i madh i ligjit’’

basha-pdPas përplasjes së sotme mes fshatarëve që shisnin duhan dhe inspektorëve tatimorë e të krimit ekonomik në Shkodër, reagon kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Fshatarët ndihen të indinjuar pas sekuestrimit të duhanit nga ana e tatimorëve dhe kanë tentuar të marrin duhanin nga makina e inspektorëve.
Në një video tregohej se shefi i krimit ekonomik në Shkodër, Pjerin Lazri nxjerr armën. Nisur nga kjo përplasje, Basha thotë se ‘Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit, revolta është zgjidhja’.

“Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja. Me popullin nuk luhet. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, thekson Basha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Meta: Opozita të kthehet në Kuvend, ja cfarë diskutuam në darkë me Ramën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zbardh detaje te darkës me kryeministrin Edi ...