Përplasja Berishës me izraelitin, zbulohet fyerja e portierit: ‘’Je një copë…’’

berishaaNdeshja me Izraelin ishte një dështim i vërtetë. Jo vetëm rezultati, por dhe sjellja e fotbullistëve dhe gafat e De Biazit. Një ndër temat më të diskutuara ka qenë dhe sjellja e pazakontë e Berishës. MËsohet se gjatë momentit të sherrit me Zahavin, portieri i kombëtares kuqezi, para goditjes me kokë, shihet nga pamjet filmike teksa i thotë në gjuhën angleze kapitenit të Izraelit: “Copë m..i”. Kjo fyerje si dhe përplasja me kokë e nxorën atë jashtë lojë me karton të kuq, duke e detyruar Shqipërinë të luante në fushë me 9 lojtarë.

Tashmë Shqipëria do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Italisë në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet më 24 mars të vitit 2017. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve të kuq që morën në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.
Madje, Berisha rrezikon të pezullohet me katër ndeshje, për shkak të gjestit ndaj sulmuesit izraelit. Tashmë rasti i portierit do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe gjithçka do të varet nga ajo që ka shkruar gjyqtari në raportin zyrtar të takimit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

jurgen-gjasula

Futbollisti shqiptar akuzon kombëtaren: ‘’Lojtarët thirren sipas interesit”

“Në Kombëtaren shqiptare thirren lojtarë sipas interesit” mësohet të ketë thënë Jurgen ...