Adoleshenti përplas me motor 6-vjeçaren në Mat

policia2015Një 17-vjecar është arrestuar nga Policia, pasi ka përplasur me motor një vogëlushe 6-vjecare në Mat.

Adoleshenti lëvizte me motor pa leje drejtimi. Policia njofton se 6-vjeçarja është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital.

Blutë e policisë bëjnë me dije se, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: O. D, 17 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dars të rrethit Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi në hyrje të qytetit të Klosit, në afërsi të shkollës së mesme të këtij qyteti duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip LEIKE, pa targa, ka aksidentuar lehtë shtetasen F.K, 6 vjeçe.

“Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Seksionit për të Miturit për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 29, i Kodit Penal”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...