Zbulohen 2 kapanone me drogë në Përmet, asgjesohen 1100 bimë narkotike në proces tharjeje

UntitledSekuestrohen 95 kg kanabis në Përmet. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se janë zbuluar 2 kapanone me drogë në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, duke asgjesuar 1100 bimë narkotike në proces tharjeje.
NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë operacionet anti-cannabis të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike. Një tjetër operacion është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Komisariatin e Policisë Përmet. Evidentohet dy kapanonë të vegjël që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 95 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Asgjësohen 1100 bimë narkotike në proces tharjeje. Operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, bashkia Përmet. Gjatë operacionit u evidentuan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plasmas, ku brenda tyre u gjetën të varura për t’u tharë 1100 bimë narkotike. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan dhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike me peshë 95 kg Cannabis Sativa. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies. Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative po punon për kapjen e dy shtetasve banorë të asaj zone si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Kliko per me shume info

One comment

  1. cfare jane kaponet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...