Përmbytjet, lumi Erzen del nga shtrati, rreth 30 banesa përmbyten në Shijak

vjosaaPërmbytjet në vend vazhdojnë të jenë alarmante. Raportohet se gjendja në Shijak është shumë rëndë, pasi reshjet e shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, duke rrezikuar daljen e tyre nga shtrati. Si pasojë lumi Erzen ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke, dhe disa shtëpi, duke përmbytur 30 banesa në Shijak.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme, u evakuuan 15 familje, pasi banesat e tyre ishin mbuluar nga uji.
Nga kjo situatë, Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani tha se në mëngjes lumi Erzen është tërhequr, megjithatë banorët nuk janë lejuar të kthehen në banesa, derisa situata të normalizohet.
(foto ilustruese)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici e ndalon për rripin, por gjatë kontrollit zbulon se…

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një drejtues mjeti pasi u ...