Moti i keq, 300 pasagjerë mbeten të bllokuar në det në Vlorë

permbytjet-vloreMoti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det. Për pasojë dy tragetë të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Si pasojë që prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.
Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti dhe të dalin në tokë.
Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka patur edhe shkëputje të energjisë eletrike si pasojë e erërave të forta.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...