Përmbytjet, bum telefonatash në 112, policia raporton 4617 thirrje deri në mesditë

14996290_331789360513700_342113776_nGjendja e rënduar në disa qytete në veri të vendit, ka pasur në gatishmëri Sallën e Komandimit në policinë e Tiranës, duke i ndihmuar. Statistikat tregojnë se gjatë ditës së sotme, se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave, nga qytetarë të ndryshëm. Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.

“Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre. Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112”, deklaron Policia e Tiranës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...