Përmbytjet në vend, fermeri: S’kemi marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi

fermeri-vloreNjë vit më parë viktimë e përmbytjeve, Qarku i Vlorës numëron dëmtime të shumta në fermërët e zonës. Duke raportuar njësinë administrative të Novoselës më problematike, banorët ankohen për mos dëmshpërblim. Fshati Bishan, ku 6.800 ha tokë bujqësore u zhyt nën ujë kanë problem dhe sot e kësaj dite. Njëri prej fermerëve ka rrëfyer për situatën e tij, duke u shprehur se nuk e kanë marrë dëmshpërblimin nga qeveria.

“Në këtë zonë, e cila ndryshe njihet si grykëderdhja e Vjosës, pati përmbytje të mëdha në të mbjella dhe bagëti. Në stanin ku mbajmë delet unë dhe dy barinj të tjerë, lumi vërshoi gjatë natës duke shkaktuar mbytjen e dhjetëra krerëve.

Aktualisht me këtë investim që është bërë nuk kemi pasur më probleme. Normalisht ka shira, dhe ngrihet niveli i lumit, por Vjosa nuk ka shkaktuar përmbytje, të paktën jo në këtë zonë ku pati investim”, – tregon bariu 36-vjeçar, Bulla. Sipas tij, edhe pse ka kaluar kohë nga përmbytjet, ende shumë familje të prekura në këtë zonë nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria.

“Normalisht na u premtua se do të dëmshpërbleheshim për çdo bagëti të mbytur dhe për çdo dëmtim në elektroshtëpiake apo dëmtime të tjera në prona e në bujqësi, por ne nuk kemi marrë asnjë lek. Lekë nga qeveria kanë marrë ata që s’u përmbytën fare dhe nuk u vajti asnjë pikë uji në shtëpi”, – tha Bula, i cili këtë vit ka 120 dele në stanin e tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-durres16

Dhunonte nënën e moshuar, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim. Ai ...