Përmbytjet në Tiranë, Lana del nga shtrati, banorët kërkojnë ndihmë

14996290_331789360513700_342113776_nReshjet e pandaluara dhe të dendura të shiut rënduan situatën dhe në Tiranë. MËsohet së fundmi se lumi Lana doli nga shtrati. BAshkia më parë njoftoi qytetarët e saj që të mos lëvizin në Njësinë numër 1 pasi gjendja në lumen e Lanës dhe në vendin e quajtur Ura e Shkozës është e rëndë dhe tashmë të shumtë janë qytetarët që apelojnë për ndihmë në Neës 24 pasi kanë mbetur të bllokuar në rrugën e Shkozës. Ata thonë se kanë qenë duke lëvizur në këmbë apo me mjetet e tyre kur uji ka vërshuar papritur duke i zënë në befasi.
Përmbytje ka pasur edhe në rrugën Budi, ku uuji ka arritur deri në 5 cm. Ndërkohë që zonën e Shkozës niveli i ujit ka shkuar nga 20 deri në 30 cm. Rrjedha e ujit ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa por edhe në makinat e parkuara duke i përmbytur ato. E gjitha lagjja është pa energji elektrike.
Sakaq, lumi Lana ka dalë nga shtrati edhe tek Unaza e Re. në afërsi të Pallatit me Shigjeta niveli i ujit ka arritur deri 30 cm, në rrugë, ndërsa rrezikohet të përmbytet një karburant e disa biznese. Prezenca e ujit ka sjellë edhe bllokimin e mjeteve në rrugë, duke paralizuar kështu trafikun.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...