Uji izolon familjen me pesë anëtarë në Burrel, ndërhyn nga ajri helikopteri i ushtrisë

ushtriaaaForcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja.
Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të shmanget përmbytja e qytetit.

Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.

Në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë janë ende në terren në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.

Edhe në rrethin e Matit, në Qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evakuimit të qytetarëve.

Operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë-Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...