Përmbytjet, Basha: Qeveria e ka mendjen tek hashashi dhe pikturat

Politikë

basha-permbytjetKryedemokrati Lulzim Basha, në vijim të vizitave në zonat e përmbytura u ndal këtë të shtunë në Fushë-Krujë.

Ai bashkëbisedoi me banorët, të cilët i thanë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, ndërkohë që çarja e argjinaturës së lumit Zezë rrezikon jetën e mijërave prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët shprehën kryesisht shqetësimin për fëmijët e tyre, por edhe për dëmet materiale që u janë shkaktuar, që, siç thanë ata, janë të parekuperueshme.

Në fjalën e tij, Basha vlerësoi se në këtë situatë jeta e banorëve është kryesorja, ndërsa kritikoi pushtetarët vendorë e qëndrorë për indiferencën e tyre.

“Jemi këtu për t’u bërë thirrje banorëve të mbrojnë jetët e tyre në radhë të parë dhe për të parë sesi mund t’i ndihmojmë. Asnjë nga bashkia dhe qeveria nuk është i pranishëm. Sigurisht, Tur Bushi ka hallin e hashashit, Ed Rama ka hallin e pikturave. Hallin e njerëzve këtu nuk e qan askush. Megjithatë, ne jemi këtu bashkë me deputetin për të parë gjendjen nga afër, për të parë se çfarë mund të bëjmë me mundësitë tona të kufizuara dhe për t’i bërë thirrje autoriteteve të lënë propagandën, të vijnë këtu, të ndihmojnë njerëzit, t’u vijnë në ndihmë sepse nuk kanë ku të fusin kokën”, tha Basha.

Kreu i opozitës vizitoi dhe disa biznese në këtë zonë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

ME TE LEXUARAT