Rrezik përmbytje në NënShkodër, Fierza arrin pikën maksimale

UntitledMësohet se në hidrocentralin e Fierzës shkarkimet nisën prej mbrëmjes së të enjtes teksa prurjet anësore e kaluan shifrën e 1000 metër kub për sekondë. Ndonëse ishte premtuar se nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit nuk do të kishte shkarkime, në fakt shkarkimet nisën.
Fierza aktualisht ndodhet në kuotën e 293 metrave, kur 296.5 metër është niveli maksimal. Prurjet anësore janë 120 metër kub për sekondë ndërsa po shkarkohen 800 metër kub ujë në sekondë. Specialistët e Fierzës bëjnë të ditur se HEC-i më i madh në vend po prodhon energji me kapacitet maksimal, teksa në punë janë 4 turbina. Shkarkimet kanë nisur me qëllim menaxhimin e situatës pasi priten reshje edhe në vazhdim. shkarkimet nisen prej mbrëmjes së kaluar në orën 19:00, ndërsa më parë specialistët e Fierzës kishin përjashtuar mundësinë e fillimit të shkarkimeve.
Shkarkime ka edhe në hidrocentralin e Komanit, çfarë shton rrezikun për përmbytje në zonën e Nënshkodrës, pasi reshjet rinisën sërish dendur në orët e pasdites.
Shkarkimet në Fierzë kanë vështirësuar qarkullimin mbi urën e lumit Drin që lidh Pukën me Bajram Currin ndërsa këshillohet evitimi i lëvizjeve sa kohë shkarkimet të jenë të pranishme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...