Përleshje mes tifozëve, ultrasit e Seviljes sulmojnë juventinët, një i plagosur (Foto)

perleshje-tifozetNjë sherr mes tifozëve të juventusit dhe Seviljes ka përfunduar mëse keq. Mësohet se një tifoz i skuadrës italiane ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin spanjoll, ku sot në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Sevilja-Juventus, e vlefshme për fazën në grupe në Chapmions League. Të dyja skuadrat si ajo italiane dhe ajo spanjolle do të luajnë sot për vendin e parë në grup.
Të paktën një tifoz i Juventus-it ka mbetur i plagosur me thikë pas përleshjes, së një grupi tifozësh italian me një grup ultras të Seviljes.
Menjëherë pas plagosjes, tifozi u transportua në spital, ndërkohë që edhe disa bashkëkombës të tjerë u plagosën lehtë, por u mjekuan në vend pa u shtuar në spital.
Burimevt paraprake tregojnë se rreth dhjetë tifoz italian të Juventusit ishin duke pirë diçka në barin El Papelón de Reyes Católicos. Aty pranë i afrohen disa tifozë spanjoll të Seviljas, duke bërtitur, “Huligans Sevilja” dhe më pas ka nisur përleshja.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila shoqëroi disa persona në komisariat.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vritet-balerina

Vritet me armë në dasmë balerina shtatzënë

Një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie martesore në ...