Video/ Vjedhje në mes të Tiranës, si e ‘përlan’ hajduti biçikletën për 4 minuta

Ja si ‘përlahet’ sa hap e mbyll sytë një biçikletë në mes të ditës në Tiranë. Ka ndodhur në mes të ditës në rrugën e “Durrësit”, në kohën kur intensiteti i lëvizjes së njerëzve ka qenë i lartë. Tvklan ka publikuar videon.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte më datën 18 Nëntor, rreth orës 11 e 25 minuta. Ky i ri i veshur me atlete të bardha me vija të zeza, me pantallona bojëqielli treçerekëshe, me një triko sportive me kapuç, ngjyrë e zezë me shirit të bardhë në krahë është autori, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia e Komisariatit Numër 3 në Tiranë.

E gjithë ngjarja zhvillohet në katër minuta.

Fillimisht, në orën 11 e 21 minuta hajduti kalon para derës së një dyqani, përballë të cilit në një pemë ishte mbështetur biçikleta e palidhur.

53 sekonda më pas, ai kthehet sërish, sikur po kalon rastësisht rrugën me vështrim nga hyrja e dyqanit.

Këtë veprim vajtje – ardhje e përsërit dhe 6 herë të tjera, deri në orën 11:22:42, kur me kokën nga dyqani i afrohet biçikletës dhe e prek me dorën e majtë dhe largohet.

20 sekonda më pas rikthehet dhe qëndron me shpinë nga dyqani dhe duke kruar fytyrën kthehet në të djathtë dhe bën sikur thërret dikë dhe ja bën me shenjë “hajde” dhe largohet sërish.

Por rikthehet dhe vështron nga dyqani (11:23:43) largohet paksa dhe më pas rikthet për veprimin final.

Për rreth 1 minutë qëndron me fytyrë nga dyqani pranë biçikletës, tek telat që kufizojnë kalimin e këmbësorëve në rrugë. Duke vrojtuar me kujdes të gjitha veprimet e shitëses, ai arrin dhe studion momentin e përshtatshëm deri kur arrin të marrë biçikletën dhe të largohet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...