Përkeqësimi i motit ndërgjegjëson Ministrinë e Punëve të Brëndshme, këshillon të minimizimin e lëvizjeve

16
Kliko per me shume info

11Parashikimet e motit japin lajme jo të mira për ditët në vazhdim. Sipas meterologëve, pritet që nga sot moti të përkeqësohet me reshje të dendura shiu. Ky lajmërim ka ndërgjegjësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme duke urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin.

Duke iu referuar buletineve të instituteve të specializuara meteorologjikë, Ministria informon se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Kliko per me shume info

“Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara. Situata pritet të përkeqësohet më datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar, sipas situatës.

MPB këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, që të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pashoqëruar nga të rriturit. MPB kërkon nga shtetasit që t`iu binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, citohet njoftimi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here