Përgjimi zbulon dy shqiptarët me kokainë, arrestohen në veri të Italisë

vellezerit-shqiptareDy vëllezër shqiptarë janë arrestuar me akuzen për shpërndarje droge në veri të Italisë.

Shtetasit Donard dhe Ledi Llubani, përkatësisht 25 dhe 28 vjeç, ishin prej disa javësh nën përgjimin e policisë së Carmignanos në Brenta, pasi të rinjtë kishin shfaqur dyshime tek efektivët për aktivitete të jashtëligjshme.

Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë së bashku me një mashkull rumun, kishin kohë që shpërndanin droge në zonën e Boschit.
Arrestimi ndodhi gjatë fundjavës, kur të tre shtetasit u kapen teksa udhëtonin me makinën e tyre.

Dy vëllezërit shqiptarë kishin fshehur drogën të llojit kokainë në një kavanoz të cilin e hodhën sapo u ndaluan nga efektivët. Zbulimi i tyre u be fale pergjimeve qe jane kryer nga ana e hetuesve.

Policia sekuestroi 11 gram kokainë dhe një peshore me të cilën masnin dozat e kokainës. Të dy vëllezërit Llubani ishin gjykuar dhe më parë nga autoritet italiane

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...