"Përgjimi" i Beqajt, reagon deputeti i PD: Suksese në jetë minister!

Politikë

patozi2015Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar i pari nga radhët e opozitës për përgjimin e telefonatës së ministrit Beqaj, i cili heq nga puna një zyrtar që nuk ka shkuar në një mbledhje të PS.

Patozi shkruan se pas ministrit fshihen skandale edhe me të mëdha se heqja e një militanit nga puna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I PLOTE:

Është luks i madh që dikush nga opozita të merret sot me arsyet e shkarkimit nga detyra të një socialisti nga Tropoja, pasi ky i fundit ka përgjuar telefonatën me ministrin e vet. Aq më tepër, kur në “scoop-in” e transmetuar, çuditërisht, nuk ishte kapërcyer pothuajse aspak etika dhe kodi i mirësjelljes.

Është luks i madh që ministrin e megaskandaleve të korrupsionit të kësaj qeverie në këto tre vjet ta akuzosh sot për shpërdorim detyre, se ka hequr nga puna një militant të partisë së vet, i cili nuk i paska shkuar në mbledhje.

Është më shumë se luks, mendoj unë, që këtë qeveri, e cila po i bën gjëmën çdo ditë vendit, gati në çdo aspekt, ta “kryqëzosh” për emërime dhe shkarkime politike brenda mazhorancës.

Sepse ndoshta mund të jetë rasti i vetëm, kur Ilir Beqja ka bërë një punë si ministër dhe buxhetit të shtetit nuk i kanë fluturuar qindra mijëra apo miliona euro.

Saqë më vjen ta përgëzoj, se të paktën për këtë rast nuk kam ndonjë motiv të fortë si deputet i PD për t’u marrë me të. Por po të isha pa punë dhe qejfli përgjimesh, mbase do t’ia vlente vërtetë. Ndaj për këtë rast “suksese në jetë Ilir Beqja! Nesër flasim ndryshe”./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT