“Lashë sheqerin”, përgjimet që zbuluan grupin kriminal të shqiptarëve

Policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe e shiste në tregun italian.

Gjatë një operacioni në Raguza, në pranga ranë 17 anëtarë të klanit që drejtohej nga shqiptarë dhe kishte në përbërje edhe italianë, tunizianë e polakë.

Grupi drejtohej nga shqiptari Julian Hoxha, i cili kujdesej për marrjen e drogës së trafikuar nga Shqipëria dhe përpunimin e saj. Hetimet për këtë klan kishin nisur që në vitin 2012, kohë prej të cilës të gjithë anëtarët e arrestuar së fundi ishin vënë nën mbikëqyrje dhe nën përgjim telefonik.

Pas përpunimit, marjuana, heroina e kokaina paketoheshin e shiteshin në Modika, Pocalo e Rosolini, tregje në të cilat ky grup kishte kontroll të plotë.

Pjesë e grupit ishin edhe disa vajza, të cilat kishin lidhje sentimentale me drejtuesit. Me transportin dhe shitjen e drogës merrej një tjetër shqiptar, Algert Selmani.

Erisa Gjonaj, e dashura e kreut të grupit Julian Hoxha, merrej me fshehjen dhe shitjen e drogës. Të njëjtin funksion kishte edhe shqiptari tjetër Xhediljano Selmanaj.

Ndërsa e dashura e tij, italiania Martina Kiaramonte, së bashku tunizianen Fadva Çagar dhe polaken Justina Vudarçik merreshin me procesin e dërgimit të drogës në vendet e porositura nga blerësit.

Shtetasi tunizian Dakhil Maxhri, i dashuri i polakes Vudarçik merrem me ruajtjen e shtëpisë ku përpunohej droga. Në këtë shtëpi qëndronin motrat italiane Lorenza e Meri Salonia, të cilat që prej nisjes së hetimeve ishin lënë në arrest shtëpie.

Funksioni i tyre ishte të prisnin blerësit dhe tu dorëzonin atyre sasinë e kërkuar. Mes pjesëtarëve të organizatës figurojnë edhe shtetas të tjerë italianë. Dy shqiptarë të tjerë u arrestuan në flagrancë duke shpërndarë 200 drogë, sasi e cila iu sekuestrua.

Gjatë bisedave telefonike, për të kamufluar drogën, anëtarët e quanin atë sheqer, CD apo pjesë këmbimi. Në këtë operacion policia angazhoi 150 efektivë, 70 automjete, 1 helikopter e 12 operatorë të policisë shkencore.

Disa nga shqiptarët e arrestuar: Ervin Gerbaj 35-vjeç nga Vlora, Marenglen Halka, 35-vjeç, Marius Halka, 32-vjeç, Hendri Kapllani, 29-vjeç nga Vlora, Ermal Resulaj, 36-vjeç, Viktor Shalloi, 32-vjeç./klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...