Përgjimi/ Reagon Beqaj: Ja shkelja e vërtetë që ka bërë Hajdarmataj

beqajjMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reagur për herë të parë në lidhje me përgjimin e bisedës telefonike të nxjerrë në emisionin “Stop” ku shkarkon drejtorin e Sigurimeve Shëndetësore Tropojë, Clirim Hajdarmataj, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Ministri Beqaj shprehet se Hajdarmataj është shkarkuar pasi i ka paguar rrogën një punonjësi që nuk ndodhej për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...