Po lëmë lesht, tapitë i marrin miqtë e pushtetit”, ja si u përgjigjet Rama, qytetarëve

ramaTema e legalizimeve dhe marrja e tapive është bërë shkak për debat në distancë mes kryeministrit Rama dhe komentuesve të tij në Facebook.

Poshtë një videoje postuar nga Rama, komentuesit ankohen se po “lënë lesht” për legalizke, duke akuzuar se ato nuk janë fare falas si po deklaron gjithandej kryeministri.

Ky i fundit është përfshorë në debat, duke iu përgjigjur atyre që ankohen pikërisht për këtë çeshtje, teksa i sqaron se legalizimet janë falas dhe përfitues janë të gjithë e jo miqtë e pushtetit.

DEBATET

Komentuesi: Cfar falashe eshte legalizimi Babi ime pagoj per ta mare tapin e shpis jan vetem genjeshtra keto na plaset duke folur kot

Rama: Besi mos plas po gezohu i dashur, sepse se pari Babi e mori legalizimin qe prej vitesh e priste e nuk e merrte dot dhe se dyti legalizimi eshte FALAS, domethene nuk paguan asgje si deri dje per gjithe procesin e per dokumentacionit perkates, po sigurisht qe nje tarife per token e tjetrit do ta paguante Babi sepse me ato lek kontribuon qe edhe pronari i vjeter te cilit i’a ka marre token pa e pyetur (por per faj te shtetit jo te tijin) te marre edhe ai nje kompensim! Keshtu qe ta gezoni shtepine Besi dhe merr shembull nga Babi qe ta ndertoi shtepine me gjak e me djerse e nuk plasi, nderkohe qe ti s’ke ndertuar asgje akoma dhe thua plasa

Komentuesi tjetër: Keta jan miqet e pushtetit se te tieret po len lesht dhe nuk po bejn dot asgje veç po boshojn chepat

Rama: A thua Asqeri te jene miqte e pushtetit afro 100 mije njerez qe do marrin legalizimin deri ne fund te vitit? Te siguroj qe jo, prandaj mos shaj po trego respekt per nje pune kolosale qe po ta kishin bere te tjeret perpara, sot do ishte ndryshe Shqiperia!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...