I dërgon letër fqinjit se bënte seks të zhurmshëm, përgjigja që merr e lë pa fjalë!

leter-fqinitLetra e një studenteje që i vuri poshtë derës fqinjit të saj tashmë eshtë bërë virale në Internet.

E shqetësuar, se nuk flinte dot natën pasi ai bënte seks me shumë zhurmë, ajo ka vendosur ti shkruajë një letër.
Quhet Jenna Levine dhe është studente e universitetit të Syracuse.

“Ju lutem bëni seks me sa më pak zhurmë, disa prej nesh po mundohen të flenë dhe jo të mendojnë se janë vetëm. Ndihuni të lirë të bëni gjithë dashurinë që doni. Ju lutem, me zë pak më të ulët. Faleminderit!”, u ka shkruar ajo, dhe letrën ia ka futur poshtë derës.

Përgjigja që mori ishte befasuese dhe si thotë edhe vetë vajza, nuk e priste.

“E dashur fqinje, ndihem shumë i keqardhur. Nuk e kuptoja se sa zhurmë bëja, tani e di. Ndonjëherë të bësh seks me zë të lartë është më mirë, edhe pse ka kosto, si në rastin tuaj, gjë për të cilën ju kërkoj ndjesë sinqerisht. Më vjen vërtetë shumë shumë keq, dhe shpresoj që kjo të mos ketë ndodhur kaq shpesh. Faleminderit për letrën, do sigurohem të mos bëj kaq shumë zhurmë. Dhe mos u mërzisni, nuk do të jeni vetëm përgjithmonë. Personi i duhur do të vijë tek ju në kohën e duhur. Unë isha single prej 18 vjetesh, Më falni, dhoma 338”,- thuhej në përgjigje, bashkëngjitur me të edhe një cokollate.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...