Pergatisnin vrasjen per hakmarrje ne Tirane, arrestohen kater persona

armetttArrestohen në flagrancë 4 shtetas, përgatiteshin për hakmarrje.

Burimet zyrtare njoftuan se Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

1. Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje.

2. Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje.

3. Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

4. Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-Kuqe.

Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje (nuk ipen të dhëna mbi personin e shenjestruar për arsye hetimi dhe sigurie).

Arma e sipër cituar është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga Nenet 80/25 dhe 278 Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...