“Kam që 14 vjeç që pi drogë, e nisa me një cigare hashashi, por tani se lë dot”

elidion-sElidon S., është 25 vjeç, ndërsa na tregon historinë e tij të konsumimit të lëndës narkotike, heroinë. Ai thekson se me lëndën narkotike ka rënë në kontakt që kur ishte në klasën e tetë, 14 vjeç. Megjithëse është munduar që të shmangë konsumimin e lëndës narkotike të llojit heroinë, Elidoni thotë se kjo gjë është e pamundur për shkak se trupi ka krijuar varësi ndaj saj. Për gati 11 vite, 25-vjeçari shprehet se për të blerë lëndën narkotike i është dashur të bëjë edhe një veprim kundra familjes së tij, apo shoqërisë. “Është shumë e vështirë mundësimi i saj, aq më tepër për ne që jemi pa punë. Kam bërë çdo gjë, vjedhje në shoqëri, familje e kudo tjetër për të blerë dozën e ditës”, shprehet ai.

Elidon, kur e ke konsumuar për herë të parë lëndë narkotike?

Ka qenë shumë herët, kanë kaluar vite. Kam qenë në klasë të tetë në atë kohë. Ishin në shkollë dhe një shok kishte një cigare hashashi, se nga e kishte siguruar nuk e di. Dhe menduam ta provonim që në atë kohë. E ndezëm cigare dhe pimë. Kjo ishte fillimisht, më vonë filluam ta pinim me radhë deri sa krijuam varësi. Fillimisht për gati 2-3 vite kam pirë pa ndalim hashash. Më vonë me shokët të gjithë bashkë, menduam të ndryshonim llojin e drogës. Nuk e di se çfarë na shtynte në atë kohë që ta konsumonim, por tani jemi vërtet të penduar. Kam shokë që kanë humbur jetën nga përdorimi i saj.

Çfarë ka ndodhur që jeni penduar pas gjithë këtyre vitesh?

Kanë kaluar gati 11 vite që unë pi drogë. Nuk është aspak një gjë e mirë për shëndetin dhe nuk do të sugjeroja askënd. Unë jam penduar, por tani është shumë vonë. Vjen një kohë që trupi krijon varësi ndaj saj. Unë kam gati 6-7 vite që marr vetëm heroinë. Mund të them që kjo lëndë të shkatërron trupin dhe si njeri. Jam mundur mos të marr më heroinë, por është e kotë tani. Kam rezistuar deri në darkë, por më shumë nuk mund të duroje dhe shkon me vrap blen dozën.

Ku i blen këto doza. Është ndopak e vështirë gjetja e tyre?

Mund të them që është fare e lehtë të gjesh një shitës droge. Mjafton të kesh lekun dhe e merr në vend. Në fillimet e mia unë e kisha shumë të vështirë të gjeja, pasi isha i vogël dhe nuk kisha shumë informacion. Më pas jam popullarizuar dhe unë me të tjetët. Me pak fjalë shoku do të gjejë shokun.

Thua që ke marrë drogë që kur ishe në klasë të tetë. Ku i gjeje paratë që blije lëndën narkotike?

Eh! Janë gjithë ato vite pas, saqë kur i kujtoj më vjen edhe keq për veten. Atëherë nuk e kishim idenë se çfarë na priste në të ardhmen, drogën e shikonim si gjë luksi. Mirë atëherë e kishim të vështirë për para, por edhe tani është shumë e vështirë. Jam munduar të vjedh për të blerë në dozë drogë. Nuk kam nguruar as të gënjej familjen time. Kam hyrë në borxhe të pafundme, vetëm për të blerë atë sasi lëndë narkotike.

Sa doza konsumoje në ditë?

Hashash mund të konsumoja edhe më shumë se dy herë. Ndërsa heroinën një herë në ditë e kam marrë dhe e marr ende. Por kjo ka një anë negative më të madhe. Heroinë më ka shkatërruar në radhë të parë si njeri, më pas ka shkatërruar edhe familjen time. krijova varësi ndaj saj dhe nuk mund të shkëputem dot për shkak të anës negative që ajo jep tek personi që e merr. Shpeshherë unë kam mbetur në rrugë nga konsumimi i saj, ndërsa rastet më të shumta janë nëpër shtëpitë e shokëve.

Si ka reaguar kur kanë mësuar se ti konsumoje drogë?

Ata janë tmerruar kur e kanë marrë vesh që unë merrja drogë. Kur pija hashash nuk e kanë ditur, sepse nuk kishte efekte të rënda. Ishte koha kur unë fillova të merrja heroinë dhe familja ime e mori vesh. Isha injektuar me lëndën narkotike dhe shkova në shtëpi nën efektin e saj. Më kanë parë në atë gjendje dhe nuk kanë dalë nga dhoma deri sa e mësuan. Mami e ka përjetuar më keq, por ishte shumë vonë pasi unë e kisha krijuar varësinë ndaj saj dhe nuk mund ta lija. Tani kam 2 vite që shkoj në një qendër rehabilitimi, por përsëri konsumoj heroinë, pasi nuk mund të rri pa e marrë një dozë në ditë./shekulli

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-durres16

Dhunonte nënën e moshuar, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim. Ai ...