Ngjarje e rëndë/ E mitura përdhunohet nga fqinji 59-vjeçar

Aktualitet

perdhunimNjë minorene nga "Sveti Nikole" në Maqedoni është përdhunuar nga fqinji, i cili e ka mashtruar dhe më pas ka kryer marrëdhënie me forcë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin tetor, por vetëm dje është bërë denoncimi nga prindërit, raportojnë mediat lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që vajza ka qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, pranë saj ka kaluar 59 vjeçari me iniciale P.M banues në të njëjtin fshat i cili e ka thirrur për t’i dhënë llambën e baterisë dhe radion për të luajtur, raportojnë sot mediat lokale.

59-vjeçari ishte fqinj me familjen e së miturës dhe kështu, vajza ka shkuar në shtëpinë e tij.

Menjëherë M.P. ka nisur që të kryejë veprime përdhunimi. Ajo më pas u ka treguar prindvrve, të cilët kanë bërë kallëzimin në Polici.

Mësohet se 59-vjecari është arrestuar./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT