14-vjeçari përdhunoi motrën, dënimi që mori do t’ju befasojë

UntitledNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cheltenham të Britanisë, ku një djalë 12 vjeçar ka përdhunuar motrën e tij më të vogël. Përdhunimi kishte ndodhur për shkak të hipnotizimit nga pornografia e vazhdueshme e parë në internet, ka thënë gjykata. Ai ka përfunduar në gjykatë. Të premten rasti u shqyrtua në Gjykatën Magjistraturës, ku djali ka pohuar se e motra kishte pranuar për të bërë seks, ndërsa vajza ka deklaruar se i vëllai i kishte thënë se “nëse nuk do të pranonte të kryente seks, atëherë nuk do të ishte më motra e tij”, tha prokurori. Ndër shumë hetime, një përfundim tregonte se djali kishte zhvilluar kërkime pornografike për incestin.
Gjykatësi tha se raste të kësaj natyre do të jenë gjithnjë e më të shumta përpara gjykatës për shkak të aksesit që të rinjtë kanë në rrjetet e pornografisë së “fortë”.
Djali u deklarua fajtor për gjashtë akuzat e ngritura për përdhunimin e një vajze nën moshën 13 vjeçare gjatë verës së vitit 2015. Fakti që djali është i mitur nuk lejohet që të burgoset, por gjykatësi ka vendosur dënim me referim për 12 muaj, ndërsa djalit nuk i lejohet të shohë pornografi për 5 vite. Gjithashtu ai e ka të ndaluar të takojë motrën e tij dhe nuk i lejohet të takojë asnjë person nën moshën 16 vjeçare, teksa ndodhet nën mbikëqyrje. Po ashtu ai nuk mund të fshijë historinë e kërkimit në internet, pasi policia do të vëzhgojë rregullisht të gjitha pajisjet elektronike të tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...