Kërcënonte për akte terroriste, nën hetim i dënuari

fushe-kruje-burguNisi hetimet Drejtoria e Antiterrorit ndaj një të dënuari në burgun e Fushë-Krujës, pasi dyshohet se ka kërcënuar se do të kryejë akte terroriste. Burimet zyrtare tregojnë së Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), i cili vuan dënimin për vrasje në burgun e Fushë-Krujës, ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste. Nisur nga kjo situatë, “pas monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, parashikuar nga neni 232/b i Kodit Penal”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...