Pentagoni vret me avion pa pilot një lider të Al-Kaidës

SHBA-të tregojnë forcën ndaj Veriut. Avionë të frikshëm mbi Korenë e JugutPentagoni thotë se në sumet ajrore në Siri, gjatë muajit, është vrarë, siç e përshkruan Departamenti i Mbrojtjes, një lider i lartë i al Kaidës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden.

Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë.

Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore.

SHBA-ja më heret ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaidës në Yemen dhe Afganistan.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...