Pedonalja në Shkodër ‘’shokohet’’ (Foto)

Soft

pedonalja-shkoderPedonalja në Shkodër ka disa ditë që zgjohet ‘’keq’’. Sipas raportimit të JOQ Qytetarët që kanë kaluar janë llahtarisur nga kjo pamje, e cila të krijon ngarkesë psikologjike. Ka edhe nga ata që kanë vjellë pasi i kanë parë, e përgjithësisht kanë qenë gratë shtatzënë që iu ka rënë rruga në pedonalen e qytetit. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, por ajo që mund të shikohet me sy të lirë e të kuptohet nga të gjithë ne është që disa koka bagëtish të prera janë hedhur në rrugë. Shumë shpejt këtë mish të ngelur e të hedhur në mes të rrugës do ta hanë qentë endacake dhe të shpresojmë që kokat e bagëtive të mos jenë të helmuara e të hedhura enkas për vrasjen e këtyre kafshe të rrugës.

Në të kundërt kanë për t’u mbledhur mizat e për të kundërmuar i gjithë qyteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT