PE voton ndërprerjen e bisedimeve me Turqinë

pe-turqiLigjvënësit e Bashkimit Evropian kanë votuar për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.

Veprimi shihet si ndëshkim për përndjekjen që po u bëjnë autoritetet turke rivalëve politikë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën jodetyruese, duke i kërkuar BE-së që “të fillojë një ngrirje të përkohshme të bisedimeve me Ankaranë” derisa “masat joproporcionale, nën gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, të mos hiqen”.

Votimi nuk bart pasoja të menjëhershme, por nënvizon rritjen e shqetësimit në Evropë për veprimet e Erdoganit, pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në muajin korrik.

Pas kësaj përpjekjeje, Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar arrestime masive të ushtarëve, gjykatësve, mësimdhënësve dhe gazetarëve.

Të mërkurën, Erdogan ka thënë se rezultati i votimit në Parlamentin Evropian “nuk ka asnjë vlerë në sytë” e Turqisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...